Vendosni fjalën kyçe....

Albin Kurti tregon ç’mund të ndodhë në Kosovë nëse s’arrihet dot një koalicion


Qytetarët e Kosovës i besuan drejtimin e qeverisë Albin Kurtit, me 25.81% të votave. Por kjo nuk është e mjaftueshme për të krijuar qeverinë i vetëm dhe Kurti i ka bërë ftesë LDK-së për koalicion.

Por në rast se asnjë koalicion nuk arrihet, Kurti tregon skenarët që mund të ndodhin, mes të cilave ripërsëritja e zgjedhjeve.

“Unë besoj se do të arrijmë që të krijojmë koalicionin, nëse larg qoftë nuk arrijmë që të krijojmë koalicionin atëherë nuk e di se kujt do t’i jepet shansi i dytë. Ka mundësi që sërish neve dhe ashtu do duhej të ishte, por po nuk arrit kjo gjë atëherë shkojmë në zgjedhje të reja sërish dhe ne mbase nuk i kemi pasur qejf zgjedhjet dikur para shumë viteve, por tash që ua kemi marrë dorën nuk ju përtojmë atyre.”, tha Kurti gjatë një interviste për gazetarin Muhamed Veliu.

Albin Kurti erdhi në skenën politike në Kosovë, fillimisht si një OJQ duke sfiduar pushtetin nga jashtë e më vonë edhe si parti parlamentare.

Kurti ka theksuar se me të marrë qeverinë zyrtarisht do heqë taksën me Serbinë dhe do e zëvendësojë me parimin e reciprocitetit.

Kurti theksoi se do hyjë në dialog me palën serbe dhe do kërkojë kompesimet e luftës si edhe analizimin e varreve masive.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *