Vendosni fjalën kyçe....

Kanali muzikor rus gjobitet me 14 mijë dollarë për ‘propagandë homoseksuale’


Një gjykatë në Moskë ka vendosur një gjobë prej një milion rubla (13,780 dollarë) për kanalin muzikor rus ‘Muz TV’ pasi u shpall fajtor për promovimin e të ashtuquajturave marrëdhënie seksuale jotradicionale mes adoleshentëve.

Dënimi është më i madhi i mundshëm që mund t’i jepet një kompanie për shkelje të këtij ligji.

Vendimi i gjykatës vjen pas një njoftimi në qershor nga mbikëqyrësi i medias ruse Roskomnadzor, i cili zbuloi se do të analizonte regjistrimin e Muz-TV Music Awards. Ceremonia nuk u shënua si 18+ dhe u transmetua gjatë ditës, që do të thotë se mbikëqyrësi besonte se mund të kishte shkelur ligjin.

Edhe pse Roskomnadzor nuk shpjegoi momentin e saktë që u konsiderua i papranueshëm, transmetimi i shfaqjes së çmimeve shkaktoi bujë në atë kohë pasi shfaqi yjet e popit Philipp Kirkorov dhe Dava duke mbërritur me një kabrio të bardhë të rrethuar me lule dhe burra ‘topless’.

Muz-TV tregoi gjithashtu pamjet e blogerit të famshëm Igor Sinyak i veshur me një fustan dhe yllit të TikTok Danya Milohin duke veshur një veshje të përbërë nga një gjysmë smoking dhe një gjysmë fustan rozë.

Në vitin 2013, Rusia miratoi atë që njihet në gjuhën e folur si ‘ligji i propagandës së homoseksualëve’, i cili zbatoi kufizime në miratimin e ‘vlerave seksuale jotradicionale midis të miturve’. Legjislacioni është kritikuar ndërkombëtarisht me kritikuesit e tij si brenda dhe jashtë vendit që e quajnë atë një sulm ndaj të drejtave LGBT.