Vendosni fjalën kyçe....

Tregti online me mallra kontrabandë dhe pa faturë, mësohen emrat e 15 të arrestuarve



Mësohen emrat e 15 personave të arrestuar sot në kuadër të operacionit Faqet Online”.

Sipas televizionit “News 24” të arrestuarit janë:

  1. Erisa Ismaili
  2. Klodian Vladi
  3. Erjol Kaftirani
  4. Jovan Qemeri
  5. Pranvera Rrapushi
  6. Estenela Kola
  7. Erta Xhetani
  8. Elona Rexhepi
  9. Arlinda Dalipaj
  10. Gentjan Lleshaj
  11. Jonida Kromidha
  12. Sara Rizaj
  13. Shkëlqim Pelinku
  14. Behar Bici
  15. Rezarta Gjika

Sipas hetimeve, këta persona nëpërmjet faqeve online në rrjete sociale, reklamonin dhe tregtonin produkte të ndryshme, të cilat dyshohet se janë futur në Shqipëri kontrabandë. Po ashtu ata nuk jepnin faturë tatimore për shitjet e tyre, duke shmangur pagesën e taksave dhe tatimeve.

Në terren për kryerjen e këtij operacioni ka pasur efektivë policie, punonjës të doganave dhe tatimeve, ndërsa prokurori Bledar Valikaj ka firmosur 22 urdhër arreste. Ndaj të akuzuarve rëndojnë akuzat për veprat penale: “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.