Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi: Gratë kanë mbështetur masivisht foltoren e Kuvendin e 11 dhjetorit, i besojmë projektit të Berishës


Deputetja demokrate Albana Vokshi ka thënë mbrëmjen e sotme se kryetari i PD-së Basha kërkoi të uzurponte Lidhjen Demokratike të Gruas nëpërmjet shpalljes së zgjedhjeve në organizatën partnere të PD-së pa u këshilluar me kryesinë e saj.

Gjatë fjalës së saj në foltoren e ish-kryeministrit Berisha me gratë demokrate në Tiranë, Vokshi tha se gratë kanë mbështetur fuqimisht foltoren dhe projektin e ish-kryeministrit për PD-në dhe vendin.

Po këshu ajo tha se kreu i PD-së Basha e kishte akuzuar gjatë bisedave me të duke shtuar se i ishte mirënjohëse ish-kreut të partisë për rrugëtimin e saj në politikë.

“Të gjitha zonjat kanë përqafuar Foltoren. Basha në telefon më hodhi akuza të rënda për Lidhjen Demokratike të Gruas. Por, salla është plot me gra dhe vajza. Basha tha se LDG-ja ishte përfshirë në lëvizje antistatuore, zoti Basha nuk e zhbën dot kontributin e Lidhjes Demokratike të Gruas, që keni bërë fushatë, që keni trokitur derë më derë, për të mbledhur vota, që të fitojë PD-ja. Basha nuk e di se bijtë e tu janë tërhequr zvarrë nëpër komisariate, sepse rri aty në krye e sheh çdo gjë si spektator. Kam zgjedhur Foltoren, sepse besoj në projektin e Sali Berishës, sepse Berisha e ka një projekt që PD të jetë parti konkurruese. Unë i jam mirënjohëse Berishës, sepse jam këtu ku jam në politikë për shkak të tij e gjithmonë më ka respektuar.” – tha ndër të tjera Vokshi.