Vendosni fjalën kyçe....

Çudia, prodhohet për herë të parë parfumi me aromën e një avioni luftarak


Një kompani parfumesh ka prodhuar një të tillë për nder të avionit luftarak më të përparuar, të gjeneratës së pestë, të kompletuar me aroma xhami dhe metalesh, u zbulua në Dubai Airshoë 2021.

Sipas Rostec, një konglomerat shtetëror që investon në industrinë e mbrojtjes dhe të teknologjisë së lartë, parfumi u krijua posaçërisht për premierën ndërkombëtare të avionit të ri rus.

“Aromat përfshijnë ato të qelqit, lëkurës natyrale dhe metaleve të përdorura në ndërtimin e trupit të avionit, motorëve dhe kabinës së avionit,” zbuloi Rostec, duke vënë në dukje se prodhuesit përdorën mostra origjinale nga aeroplani, në kombinim me nuancat e lehta të avionit si dëllinja, paçuli dhe myshku i dushkut.

‘Shah mat (Checkmate) ështëa vioni më i fundit luftarak rus. Ai u prezantua për herë të parë në shfaqjen ajrore MAKS-2021 në korrik të këtij viti. Avioni është projektuar të jetë i pakapshëm nga radarët dhe i aftë për të fluturuar në pothuajse çdo kusht moti. Ai është gjithashtu në gjendje të fluturojë me shpejtësi deri në 1.8 Mach.