Vendosni fjalën kyçe....

Oriola Pampuri: Qeveria diskriminoi personat me nevoja të veçanta, nuk i dha pagesën e fundvitit


Ish-deputetja e PD-së, Oriola Pampuri ka kritikuar qeverinë, për mosdhënien e pagesës së fundvitit personave me nevoja të veçanta.

Pampuri shprehet se mosshpërblimi i personave me nevoja speciale përbën shkelje ligjore, ndërsa shpjegon se si kësaj kategorie i është vështirësuar jetesa vitet e fundit.

“Dora e qeverisë së korruptuar, preku dhe personat me aftësi të kufizuar, në festat e fundvitit.

Qeveria penalizoi këtë fundvit edhe personat me aftësi të kufizuar, specifikisht, personat e verbër. Jeta e personave me aftësi të kufizuar është vështirësuar vitet e fundit, falë politikave sociale të ndërtuara nga qeveria, në disfavor të tyre. Në takime të shumta që kam patur me ta, jam njohur me të gjitha vështirësitë dhe diskriminimin me të cilët ata përballen çdo ditë të jetës së tyre, sikur të mos i mjaftonte vështirësia që kanë dhe pengesat që ajo u sjell. Këtë fakt e ka vënë në pah dhe Komuniteti Special i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar, i cili e vlerëson të papranueshme dhe të rëndë punën e qeverisë dhe situatën aktuale të këtyre personave në Shqipëri.

Këtë fundvit kjo kategori u penalizua duke mos i paguar pagesën e fundvitit, e cila është detyrim ligjor, dhe e kundërta, pra mospagimi është shkelje ligjore. Madje edhe reforma e ndërmarrë me VKM 380 të datës 5.06.2019, ka në fokus të ulë pagesat në masën 27 % të buxhetit për PAK.”-shprehet Pampuri.

Ish-deputetja shton se kjo kategori është diskriminuar përballë atyre pak kategorive që morën një shpërblim, që sipas saj ishte qesharak duke kujtuar këtu pensionistët.

“Të mos paguash apo shpërblesh personat me aftësi të kufizuar, në prag të festave duke i diskriminuar përballë atyre pak kategorive për të cilët u menduan shumë ti  vendosnin një shpërblim tallës e qesharak, siç ishte shpërblimi i pensionistëve, është si të vendosësh barrierë në rrugën e vështirë që kjo kategori përzgjedh të përshkojë. Kjo qeveri nuk kurseu as këta persona, ndërkohë, është e kujdeshme e nuk harron kurrë të shpërblejë me 150 milion dollarë, oligarkët, miqtë besnikë të xhepave të tyre.”-përfundon Pampuri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *