Vendosni fjalën kyçe....

Konsumi global i qymyrit thyen rekord – Raporti


Sipas një raporti të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) të publikuar të premten, kriza globale energjetike e shkaktuar nga rritja e çmimeve të gazit natyror e çoi përdorimin e qymyrit në nivelin më të lartë në dhjetë vjet këtë vit.

Konsumi global i qymyrit pritet të rritet me 1,2 % në 2022 dhe do kalojë 8 miliardë tonët në një vit të vetëm për herë të pare nç histori, duke mposhtur rekordin e mëparshëm të vendosur në 2013. Qymyri i përdorur në prodhimin e energjisë, sektori më i madh konsumues, parashikohet të rritet me 2% këtë vit.

Në të njëjtën kohë, IEA pret që konsumi industrial i qymyrit të ulet me më shumë se 1% në vitin 2022 për shkak të një rënieje të prodhimit të hekurit dhe çelikut të shkaktuar nga rënia ekonomike.

Raporti zbuloi gjithashtu se çmimet e qymyrit u rritçn në nivele të papara në mars dhe më pas në qershor, të nxitura nga kriza globale e energjisë dhe tkurrja e furnizimeve me gaz nga Rusia në BE.

Konsumi i karburantit fosil në Evropë do rritet për të dytin vit radhazi, pasi shumë vende kanë rihapur termocentralet e tyre me qymyr pavarësisht planeve të tranzicionit të gjelbër nga frika e mungesës së gazit, thuhet në raport.

IEA pret gjithashtu që ekonomitë në zhvillim në Azi, duke përfshirë konsumatorët më të mëdhenj të qymyrit në botë, Indinë dhe Kinën, të rrisin konsumin e tyre vitin e ardhshëm.

Raporti gjithashtu tregoi se nëse nuk përshpejtohet tranzicioni i energjisë tek burimet e rinovueshme, konsumi i qymyrit ka të ngjarë të mbetet i pandryshuar në nivelet aktuale deri në vitin 2025.