Vendosni fjalën kyçe....

Pfizer, BioNTech e Moderna fitojnë 93.5 milionë dollarë në ditë nga vaksinat  


Tre prodhuesit kryesorë të vaksinave Covid-19 po fitojnë rreth 65,000 dollarë në minutë.

Pfizer, BioNTech dhe Moderna po fitojnë 65,000 dollarë çdo minutë nga shitja e vaksinave të tyre të suksesshme Covid-19, me treshjen farmaceutike që do kenë fituar 34 miliardë dollarë mes tyre, llogaritin OJQ-të, me shuma që arrijnë në 1000 dollarë në sekondë ose 93.5 milion dollarë në ditë.

Pavarësisht këtyre fitimeve të jashtëzakonshme, 98% e njerëzve në vendet me të ardhura të ulëta mbeten të pavaksinuar, sipas Aleancës Popullore të Vaksinave Afrika (PVA).

Organizata shtoi se ndërsa Pfizer dhe BioNTech kishin dorëzuar më pak se 1% të furnizimit të tyre për vendet me të ardhura të ulëta, Moderna kishte bërë edhe më keq, duke furnizuar vetëm 0.2% të furnizimeve të saj për vendet me të ardhura të ulëta.