Vendosni fjalën kyçe....

Basha mesazh të qartë Ramës: Shqiptarët ta kanë mbyllur derën prandaj do bashkëqeverisje, ke pranuar humbjen


Kreu i Partisë Demokratike i është përgjigjur nga Kombinati, ofertës së kryeministrit Rama për bashkëpunim pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Gjatë një takimi me qytetarët e lagjes së Tiranës, Basha tha se kryeministri Rama e ka pranuar humbjen dhe se shqiptarët i kanë mbyllur derën e për këtë arsye kërkon bashkëqeverisje.

“Edhe Edi Rama e dinë që shqiptarët ia kanë mbyllur derën, e ka pranuar humbjen, kërkon të bashkëqeverisë me ne. Dua t’i them nga Kombinati që nuk ka ndryshim për shqiptarët pa u larguar Edi Rama. Ndryshimi do të vijë përmes përkushtimit, Aleancës për Ndryshim, votoni numrin 9 për ndryshimin. Vetëm vota juaj do e bëj ndryshimin realitet. Për të bërë ndryshimin e mundur për ju vetë, prindërit tuaj votoni numrin 9. Zoti iu bekoftë, votoni numrin 9, ndryshimin, Shqipëria fiton.” – tha Basha.

Ai shtoi se qytetarët shqiptarë e kanë vetë në dorë ndryshimin e vendit dhe të së ardhmes së tyre duke votuar PD-në në zgjedhjet e 25 prillit.

“Dita e baballarëve të shpronësuar, të rinjve të nëpërkëmbur, me votën tuaj për numrin 9 do i çlironi nga 8 vite keqqeverisje. I kërkoj ndjesë atyre që përjetojnë ngecje për trafikun, e i garantoj se ngecja e Shqipërisë merr fund më 25 prill. Do e hapim rrugën drejt BE, do e bëjmë të gjithë së bashku, sepse kemi një pan që në qendër ka familjen. Më 25 prill vota s’është për mua, 25 prilli s’bëhet për Lulzim Bashën dhe PD, jo që jo atij që kishte tetë vite me radhë dhe iu la në baltë. Ju e dini se tetë vite me radhë në vend që të mbante premtimet ndaj jush, mendoi vetëm për veten e tij, një grusht njerëzish. Ai po vjen prapë dhe po u troket për katër vite të tjera, por ju ia keni mbyllur derën.” – shtoi Basha.