Vendosni fjalën kyçe....

Debate mes Gjonit dhe Ballukut: “Ej” dhe “mi” përdori diku tjetër, jo këtu


Në seancën e sotme plenare në Parlament, ka patur përplasje mes deputetit Ralf Gjoni dhe ministres Belinda Balluku.

Kjo lidhur me projektligjin “Per disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr. 10.304, date 15.07.2010 “Per sektorin minerar ne Republikën e Shqipërisë” te ndryshuar”.

Gjoni shprehu habi se pse ky parlament duhet të votonte një projektligj kaq me rëndësi, kur në fakt sipas tij i takonte parlamentit të ri. Ai shtroi pyetjen se kush kompani fshihet pas këtij projektligji që po e sponsorizon atë.

 “Në parim nuk është keq që të diskutojmë për sektorin minerar, se jemi vend i pasur. Por më shqetëson fakti zoti kryetar që këto lloj ligjesh që unë i gjykoj të rëndësishme e vijnë në parlamentin tonë. Kolegët më mirëkuptojnë. Roli ynë sot është që të merrem me minimalen e legjislacionit dhe komisionet me rëndësi t’ja lëmë parlamentit që vjen pas 25 prillit. Zonja ministre kur e sponsorizon këtë ligj? Kush kompani ishte e interesuar që ky ligj kalojë tani në maj. S’duhet të ishim këtu si deputetë, pasi nuk përbën sens. Populli ka votuar parlamentin e ri, dhe jo të krijohet në shtator. Në raportin e fundit të Transparencë Internacional; thuhet se shteti është i kapur. Flitet për një fenomen të frikshëm që për mua është indikator i klektokracisë, fenomeni i sponsorizimit të ligjeve nga aktorët privatë dhe përdorimi i parlamentit si zyra noteriale për interesa oligarkike. Nuk shoh që të përballemi me emergjencë që të diskutojmë këto ligje. Por a na përket ne e drejta morale që të votojmë nisma kaq të rëndësishme. Unë do e investigojë këtë ligj dhe aktorët që mund ta kenë sponsorizuar, përmes kanaleve dhe burime vetë. Për të parë se çfarë po ndodh në këtë republikë. Pse ne po përdoremi për të mbushur xhepat e këtyre individëve në Shqipëri.”– tha Gjoni.

Ministrja Balluku u ngjit në foltore për të replikuar gjonin, duke i thënë atij se fushata elektorale kishte mbaruar dhe se pyetjet retorike nuk kishin më vend në Parlament.

Gjatë kohës që Balluku fliste, deputeti e ndërpriste atë duke iu drejtuar me “ej” dhe “mi”, gjë që nuk i ka pëlqyer ministres e cila iu përgjigj se duhej të sillej me edukatë karshi saj.

 “Fushata elektorale ka përfunduar, për sa kohë që është parlamenti vazhdon detyrën dhe ju keni marrë mandatin bëni si bëni dhe çojeni deri në fund. Këto pyetje retorike i shkonin fushatës elektorale. Unë të dëgjova pa ju ndërprerë kështu që ‘ej, ej’ përdoreni diku tjetër. Tonin e kam të shkëlqyer, siç kam dhe fjalën pa të ofenduar. Pyetje retorike….çe ke këtë ‘ej, ej? Këto pyetje skaduan në fushatë elektorale. Fushata elektorale ka përfunduar. Këto me sponsorizime i dini ju më mirë, se siç duket keni funksionuar ashtu. Ne sjellim ligjin këtu. Ralf ti je djalë me edukatë pse duhet me ‘ej, mi’. Nuk punojmë me sponsorizime, ne i sjellim në komision. Keni pasur kohën për të diskutuar këtë projektligj dhe sot është dita për ta votuar.”– tha ajo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *