Vendosni fjalën kyçe....

Xi takim virtual me ‘mikun’ Biden, kërkon bashkëpunim më të ngushtë Kinë-SHBA


Presidenti kinez Xi Jinping kërkoi lidhje më të ngushta dhe përmirësim të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara gjatë takimit të tij të parë zyrtar me Presidentin Joe Biden, por tha se çdo ndryshim në marrëdhëniet duhet të bazohet në respektin reciprok.

Të dy udhëheqësit u ulën për bisedime virtuale në fillim të javës për të diskutuar një sërë çështjesh, me Xi dhe Biden që hapën takimin me përshëndetje të përzemërta. Duke e quajtur homologun e tij amerikan një ‘mik të vjetër’,

Xi argumentoi se nevojitet një marrëdhënie ‘e shëndetshme dhe e qëndrueshme’ për të adresuar sfidat globale si pandemia Covid-19 dhe ndryshimet klimatike, duke vënë në dukje se ai do të dëshironte të drejtonte lidhjet SHBA-Kinë në një ‘drejtim pozitiv’, sipas mediave shtetërore kineze.

Ndërsa administrata Biden ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se SHBA është në ‘konkurrencë’ të ashpër me Kinën, presidenti i tha Xi se është përgjegjësia e tyre të sigurojnë që të dy fuqitë ‘të mos kalojnë në konflikt të hapur’.

Ai megjithatë u zotua të adresojë disa çështje, duke përfshirë abuzimet e supozuara të të drejtave të njeriut nga Pekini dhe zona të tjera shqetësuese në rajonin e Azisë-Paqësorit, ku Uashingtoni vazhdon të vendosë anije luftarake dhe pajisje të tjera ushtarake.