Vendosni fjalën kyçe....

Kompania amerikane u ofron punonjësve trans 40 mijë dollarë bonus për ndryshimin e seksit e veshje të reja


Kompania amerikane e softuerit Salesforce ka prezantuar një paketë financiare prej 40,000 dollarësh për punonjësit e saj transgjinorë në mbarë botën, duke përfshirë para për operacionet e ndryshimit të seksit dhe qindra dollarë për rroba të reja.

Salesforce do të ofrojë paketën e saj për punonjësit në mbarë botën pasi e kishte nisur më parë në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada. Stafi transgjinor do të jetë në gjendje të marrë katër javë pushim me pagesë dhe të marrë 40,000 dollarë për të paguar për operacionin e ndryshimit të seksit, transplantin e flokëve, zëvendësimin e hormoneve dhe tarifat ligjore, madje do të marrë një buxhet deri në 500 dollarë për rroba të reja për t’i ndihmuar ata të duken dhe të ndjehen mirë.

“Në Salesforce, ne besojmë se të gjithë meritojnë të jenë ata që janë, dhe kjo e bën secilin prej nesh versionin më të lumtur dhe më të shëndetshëm të vetes”, tha kompania në një deklaratë, duke e quajtur paketën e saj financiare ‘një hap të rëndësishëm’.