Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Ahmetaj ka marrë garanci për të gjitha veprimet e tij të rëndësishme


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se është një lajm shumë i rëndë për qeverinë e kryeministrit Edi Rama, fakti që ish-ministri Arben Ahmetaj ndodhet në arrati.

Meta tha se duket se Ahmetaj ka marrë garanci për të gjitha vendimet e tij të rëndësishme.

Ajo që duket se është e vërtetë dhe që unë e besoj, duke ditur dhe si funksionon Rama, është që Ahmetaj në të gjitha vendimmarrjet e tij shumë të rëndësishme, ai mesa duket ka marrë një garanci.

Është e qatë që dhe nga një pjesë e hetimit për inceneratorin e Tiranës, ai ka kundërshtuar fillimisht dhe pasi ka kërkuar t’i jepet garanci se kush e financon, dhe ka ardhur një shkresë në emër të bashkisë i ka hapur rrugë. Është e qartë që ky nuk është se nuk ka qenë i ndërgjegjshëm për pasojat, por ka marrë garanci të plotë. Tani ka ardhur në një moment që ndihet i tradhtuar dhe i pambrojtur, i shitur sepse garancitë kanë qenë të tilla që ‘ec përpara se je i mbrojtur’. Kjo nuk e lehtëson nga përgjegjësitë, por kjo mund të jetë një bazë për kërcënimet që ka marrë, por duhet t’i provojë që nëse flet për shokët pasojat do jenë shumë më të rënda për të dhe rrethin e tij”-deklaroi Meta.