Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Bashkëautorë të shumë krimeve janë gjykatësit e korruptuar e të degjeneruar, kush thotë që reforma në drejtësi është dështim s’e di ç’flet


Kryeministri Rama tha sot se në shumë nga ngjarjet e rënda kriminale në vend bashkëautorë janë gjyqtarët e korruptuar e të degjeneruar.

Gjatë konferencës për shtyp nga aeroporti i Rinasit, kreu i qeverisë theksoi se kjo është një arsye më shumë që passtrimi i sistemit të drejtësisë nga llumi duhet të vijojë.

Ndërsa shtoi se reforma në drejtësi nuk është dështim por është një proces organik që ka kohën e koston e vet duke theksuar se ata që e quajnë atë dështim nuk e dinë çfarë flasin.

“Bashkëautorë të shumë ngjarjeve të rënda kriminale janë gjykatësit e korruptuar, të degjeneruar. Kjo është një arsye më shumë që procesi i pastrimit masiv të llumit, është jetik dhe vijon. Ndërtimi i një sistemi drejtësie që duam të gjithë dhe e meritojnë shqiptarët nuk është thjesht çështje e bërjes së ligjeve të duhura apo pastrimit të llumit, por edhe plotësimi i boshllëkut të krijuar nga largimi i llumit me individët e duhur. Kjo gjë nuk mund të ndodhë në asnjë mënyrë a formë me shpejtësi. Nëse shihen sistemet e drejtësisë në vendet europiane, ato janë ngritur me shekuj. Avantazhi ynë është që kemi përvojën e duhur të partnerëve tanë që  ekanë ëë më herët këtë gjë. Kush e konsideon reformën në drejtësi dështim nuk e di çfarë flet. Është një proces organik që kërkon kohën e vet, ka një kosto.” – tha Rama.