Vendosni fjalën kyçe....

27 muaj pa paga, punonjoësit e Poçemit hyjnë në grevë: Nuk ndalemi derisa të marrim rrogat


Punonjësit e nënstacionit të Poçemit prej mëse 27 muajsh nuk kanë marrë pagesat e tyre dhe për këtë pasi nuk kanë gjetur zgjidhje institucionale kanë hyrë në një grevë.

Ditën e sotme grevës i janë shtuar edhe 10 punonjës duke e çuar në 16 numrin e tyre.

Nga mungesa e ushqimit disa prej tyre nuk janë ndjerë mirë duke bërë që njëri prej tyre të shkojë në urgjencë.

Në një intervistë për mediat grevisti i cili nuk u ndje mirë dhe u dërgua në  urgjencë është shprehur se nuk do të ndalen deri në marrjen e rrogave të prapambetura.

Jam pjesëtarë i këtij grupi. Greva jonë do të shkojë deri në fund. Tani jam mirë, ne do kërkojmë parat tona. Nuk duam më jo  negociata jo do kaloni këtej jo andej. Shqiptarët po marrin arratinë“- tha ai.

Ndërkohë një grevist tjetër është shprehur se ai së bashku me shokët e tij nuk do të dalin nga greva edhe pse u është kërkuar që të gjejnë një zgjidhje për ti punësuar në vend tjetër.

Kësaj rruge ekstreme do ti shkojmë deri në fund. Deri në tani nuk kemi marrë asgjë. Sekretari i prefektit na ka ardhur dhe i kemi thënë se nuk duhet më kalim këtej kalim andej. Nuk jam futur në grevë për të shkuar tek bashkia. Kërkoj pagat e prapambetura. Nuk është ofruar vend pune për të gjithë ne që jemi këtu. O i marrim 27 pagat ose nuk dalim që këtu.” tha një grevist tjetër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *