Vendosni fjalën kyçe....

Detaje nga ngjarja në Fier, autori e goditi me lopatë të miturin që po lëvizte me biçikletën e tij


Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja tronditëse ku Klodian Çalamani vrau 8 vjeçarin në Fier.

Raportimet fillestare bëjnë me dije se autori qëlloi të miturin me lopatë, pasi e kishte rrëmbyer. Gjatë kësaj kohe mësohet se i mituri ka qenë duke bërë xhiro me biçikletën e autorit.

Pasi e ka rrëmbyer, Klodian Çalamani e ka vrarë 8-vjeçarin me lopatë dhe më pas e ka mbuluar me baltë në oborrin e banesës së tij.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentet e fundit.

Në të kaluarën e tij Çalamani ka qenë përsëritur për një ngjarje të ngjashme pasi ka rrëmbyer dhe ka kërcënuar një të mitur ku dhe është dënuar me 4 vite burg.