Vendosni fjalën kyçe....

Ish-këshilltari parashikon se Trump nuk do kandidojë në vitin 2024


John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i Donald Trump, ka parashikuar se ish-presidenti nuk do të kandidojë për postin në vitin 2024, në vend të kësaj preferon të veprojë si ‘mbretbërës’ ndër kandidatët republikanë që konkurrojnë.

Duke folur për Sky News, Bolton tha se mendonte se Trump do të fliste ‘pandërprerë’ për kandidimin në vitin 2024, por nuk do ta bënte këtë.

“Ai ka shumë frikë të humbasë përsëri, ai nuk dëshiron të mbahet mend në histori si një humbës”, pohoi Bolton. Ai vuri në dukje se ish-presidenti ka të ngjarë të përballet me konkurrencë ‘të fuqishme’ në 2024 nga brenda partisë Republikane.

“Unë mendoj se Trump po zbehet në mënyrë të pashmangshme. Kur largohesh nga Shtëpia e Bardhë, zyra më e fuqishme në botë dhe shkon e ulesh pranë pishinës në Mar a Lago, askush nuk duhet të habitet kur ndikimi zvogëlohet, “ i tha ai Kay Burley.

Bolton u largua nga administrata Trump në shtator 2019.