Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Nëse Amant Josifi do kishte mbrojtje, s’do ishte shpallur fare në kërkim


Gjatë bashkëbisedimit me gazetarë para Samitit të BE-së, Kryeministri Edi Rama u pyet edhe për rastin e call center-ave dhe shpalljen në kërkim të një ish-zyrtari.

Rama tha se nëse Amant Josifi do kishte mbrojtje atëherë ai nuk do ishte shpallur në kërkim nga autoritetet ligjzbatuese.

Deklaratën Rama e bëri pasi gazetarja e pyeti nëse ish-zyrtari ishte marrë në mbrojtje nga qeveria për shkak të akuzave të lidhjeve të tij me Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit.

Rama theksoi se operacioni policor i disa vendeve të huaja u bë në bashkëpunim me autoritetet shqiptare dhe shpallja në kërkim e Josifit tregon se ai nuk ishte në mbrojte nga qeveria.

Qeveria nuk është mburojë e asnjë aktiviteti dhe nuk i bëhet mburojë askujt, cilitdo qoftë. Këto spekulime të natyrës që një ish-zyrtar etj, janë pa vlerë. Ky ish-zyrtar është në kërkim nga drejtësia dhe është një proces që nuk është bërë nga organet ligjzbatuese spanjolle në mënyrë të pavarur, por në bashkëpunim të ngushtë me organet tona dhe me të tjera të përfshira. Nuk kanë asnjë rast për askënd për asnjë lloj pengese apo ndikimi për të mos vepruar. Sa i përket sjelljes në valle të emrit të tim vëllai, kjo është pjesë e valles së madhe të shpatave që zhvillohet në politikë dhe këtë e them me bindje, ndonëse im vëlla është adult. Nëse do kishte pasur mburojë shtetërore, s’do ishte në kërkim”, tha Rama.