Vendosni fjalën kyçe....

I penduari i drejtësisë Luftar Reçi merr Covidin në burgun e Drenovës, dërgohet në spital


Luftar Reçi, i penduari i drejtësisë i cili vuan dënimin në burgun e Drenovës është infektuar me Covid-19.

Sipas televizionit “News 24”, Reçi ka rezultuar pozitiv para pak ditësh dhe për trajtim më të specializuar është transportuar në spitalin e Korçës, ditën e djeshme.

Në burgun e Drenovës flitet se ka ende disa të dënuar të prekur me Covid-19 por shifrat nuk janë bërë transparente nga ky institucion.

Më herët kujtojmë se 3 prej të dënuarve janë dërguar në Tiranë për shkak të gjendjes shëndetësore më të rënduar.

Luftar Reçi, njihet si i dënuari që ka bashkëpunuar me drejtësinë për zbardhjen e dy vrasjeve ndodhur 15 vite më parë ndaj biznesmenit Vajdin Lamaj dhe Klodian Salihut.

Me dëshmitë e tij, Reçi ka bërë që të rihapen dosjet e bujshme të dy vrasjeve të ndodhura në 2005-ën.