Vendosni fjalën kyçe....

Po luante pranë banesës por u rrëzua përtokë, humb jetën fëmija në Dibër


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër, ku një fëmijë i mitur ka humbur jetën teksa ka qenë duke luajtur pranë banesës së tij.

Rasti është referuar nga policia e Dibrës, ndërkohë që nuk jepen detaje të tjera në lidhje ngjarjen. Është e paqartë nëse fëmija ka qenë duke luajtur i vetëm apo me bashkëmoshatarë, ndërsa thuhet se nga hetimi paraprak ka rezultuar se vdekja e fëmijës ka ardhur në shkaqe natyrale.

“Gjithashtu janë referuar materialet procedurale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, pasi një shtetas i mitur, duke luajtur pranë banesës së tij është rrëzuar në tokë dhe për pasojë ka humbur jetën. Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor ka rezultuar se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.”- thuhet në njoftimin e policisë.