Vendosni fjalën kyçe....

Komiteti Olimpik Amerikan bën të detyrueshëm vaksinimin e sportistëve


Komiteti Olimpik Amerikan ka marrë sot vendimin për ta bërë të detyrueshëm vaksinimin e të gjithë sportistëve amerikanë që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”, që nis pas 6 muajsh në shtetin aziatik (4-22 shkurt 2022).

Është vendosur gjithashtu që të gjithë personat, sportistë, trajnerë, staf etj., që kanë hyrje në strukturat olimpike amerikane duhet të jenë të vaksinuar brenda datës 1 nëntor. Ndërsa nga data 1 dhjetor kjo masë do të jetë e detyrueshme për të gjithë anëtarët e delegacionit olimpik amerikan.

Në Olimpiadën “Tokio 2020”, Komiteti Olimpik Amerikan nuk e bëri të detyrueshme vaksininim dhe nga 613 atletë që shkuan në Japoni rreth 100 atletë ishin të pavaksinuar.