Vendosni fjalën kyçe....

Protestuesit mësyjnë fushën në ndeshjen e kolegjit në SHBA me mesazhet ‘Shkrini policinë’, një tifoz futet e përleshet me ta (Video)


Një bandë protestuesish ndërpreu një ndeshje futbolli në një kolegj në SHBA duke dalë në fushë për të valëvitur pankartat me mesazhe të tilla si ‘Ndaloni financimin e luftës në Palestinë’ ndërsa kërkonin heqjen e fondeve të policisë.

Incidenti ndodhi ndërsa Northwestern Wildcats pritën Ioëa Haëkeyes në fundjavë. Një minutë nga fundi i pjesës së parë të ndeshjes, protestuesit u vërsulën në fushën e lojës.

Ndër të tjera, pankartat e tyre të bëra me dorë përfshinin gjithashtu mesazhe të tilla si “Hiqni policinë, investoni në jetët e zezakëve’, duke iu referuar Departamentit të Policisë së Universitetit Northwestern.

Pasi u shkaktua një vonesë prej disa minutash, një individ i identifikuar si një tifoz i Iowa-s doli gjithashtu në fushë për të sulmuar tabelat duke rrëzuar disa protestues në tokë.