Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja e Bujqësisë takon Erdoganin: Mirënjohje dhe respekt, mbi 30 shtete ndoqëm shembullin e programit të tij “Frymë për të Ardhmen, Frymë për Botën”


Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca e cila ndodhet në Ankara, është takuar me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.

Në këtë takim ministrja Krifca thotë se i ka shprehur mirënjohjen Erdoganit për programin “Frymë për të Ardhmen, Frymë për Botën”, shembull të cilin sipas saj e kanë ndjekur mbi 30 shtete.

“Me shembullin e programit ‘Frymë për të Ardhmen, Frymë për Botën’, ku në të gjithë Turqinë po mbillen 254 milionë fidanë, sot Turqia u ndoq nga më shumë se 30 shtete.

I shpreha presidentit Recep Tayyip Erdoğan mirënjohjen dhe respektin për këtë politikë publike pa kufinj, e cila ndikon në të mirën e të gjithë njerëzimit.

Konferenca e Kombeve të Bashkuara në Glasgoë ritheksoi edhe njëherë se ndryshimet klimatike vijnë me zjarre, me thatësira, erozion e përmbytje, çka shkakton e kërcënon drejtëpërdrejtë edhe bujqësinë si sektor jetik.

Ne iu bashkuam kësaj iniciative me ftesë të Ministrit të Bujqësisë dhe Pyjeve, Bekir Pakdemirli, duke konfirmuar angazhimin tonë për të bërë modestisht çfarë është e mundur, në këtë përpjekje të përbashkët, në interes të çdo vendi.”- shkruan ministrja Krifca e cila ka publikuar disa foto nga ky takim.