Vendosni fjalën kyçe....

Oferta e pazakontë e shtëpisë publike në Vjenë: 30 minuta seks falas nëse vaksinoheni


Në Vjenë, një bordello ka vendosur të ofrojë 30 minuta seks falas për njerëzit që pranojnë të vaksinohen kundër Covid-19.

Daily Mail shkruan se që nga 1 nëntori, një shtëpi publike ka vendosur të ofrojë ”një kupon falas”, për të gjithë ata që pranojnë të marrin vaksinën anti-covid, “ku ata mund të zgjedhin punononjësen e seksit që dëshirojnë dhe të shijojnë kohën me të për 30 minuta”.

“Funpalast” shpjegoi se dëshironte të plotësonte fondet pasi pa që numri i klientëve të saj nisi të zvogëlohej ndjeshëm për shkak të kufizimeve shëndetësore të vendosura në vend. Prandaj, ideja është që të vaksinohen klientët që ata të kthehen dhe të shpenzojnë përsëri para për favore seksuale, pasi të kenë konsumuar 30 minutat falas.

Madje edhe djemtë 14-vjeçarë do të lejohen ta përdorin kuponin, me kusht që të shoqërohen nga një i rritur.

Kjo ofertë e pazakontë vjen në një kohë kur vetëm 65% e popullsisë së Austrisë është plotësisht e vaksinuar dhe rritja e rasteve të reja bëri që qeveria të merrte një kthesë tjetër të premten. Të pavaksinuarit janë ndaluar nga restorantet, hotelet, sallonet e flokëve dhe eventet e mëdha publike.