Vendosni fjalën kyçe....

Harry Kane: Shqipëria ka ende shanse për t’u kualifikuar, ka mbrojtje të mirë


Të premten Shqipëria do të përballet me Anglinë në sfidën eliminatore të Botërorit.

Në një konferencë për shtyp, sulmuesi kryesor i “Tre Luanëve” Harry Kane së bashku me trajnerin Gareth Southgate shprehu vlerësimet më të mira për kombëtaren shqiptare.

 “E dimë që kanë strukturë të mirë dhe mbrojtje mjaft të mirë. Nga pika ime e shikimit dimë si t’ia dalim. Po do të jetë e vështirë, një betejë e vështirë ndaj mbrojtësve cilësorë, por besojmë të aftësitë tona, te grupi jonë dhe do të shkojmë për të fituar ndeshjen, duke shpresuar të shënojmë gola.”- u shpreh Kane.

Ai u tha gazetarëve se Shqipëria ka ende shanse për t’u kualifikuar.

“Mendoj se është një ndeshje që duhet ta fitojmë. Duhet 4 pikë të kualifikohemi, dhe një fitore nesër do të na afronte më shumë te kualifikimi. Do të jetë ndeshje e vështirë, Shqipëria ka ende shanse për t’u kualifikuar, dhe e dimë që do të vijnë me energji dhe pasion. Duhet të sigurohemi që të bëjmë lojën tonë, kemi shumë cilësi për të fituar ndeshjen, dhe një fitore do të na çonte më të qetë në sfidën me San Marinon, por e dimë që do të jetë e vështirë dhe jemi gati për sfidën.”- janë fjalët e Kane.