Vendosni fjalën kyçe....

Dua Lipa i kërkon Presidentes së KE-së liberalizimin e vizave për Kosovën


Këngëtarja e njohur ndërkombëtarisht, Dua Lipa i ka kërkuar Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në fjalën e saj pasi mori çmimin për Lidershipin e Dalluar nga Organizata “Atlantic Council” , ajo u shpreh se të rinjtë në Kosovë luftojnë për të gjetur punë dhe se mundësitë e tyre pengohen nga kufizimet që ua vështirësojnë edhe më shumë udhëtimin e tyre, për punë apo për arsye të tjera.

Të rinjtë luftojnë për të gjetur punë dhe mundësitë e tyre pengohen nga kufizimet që e bëjnë të vështirë udhëtimin për punë ose kënaqësi. I kemi përmbushur të gjitha kriteret. Komisioni Evropian në fakt ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën për më shumë se tre vjet më parë. Pra, a mendoni se ne mund ta arrijmë atë tani? Kosova është edhe shteti më i ri në Evropë. Jemi vetëm 13 vite në rrugëtimin tonë të pavarësisë dhe si pjesë e një komuniteti të fortë ndërkombëtar, ne do të lulëzojmë emocionalisht. Ne do të lulëzojmë ekonomikisht dhe kulturalisht. Është në gjenet tona. A nuk do të ishte e përshtatshme nëse Kosova mund të zinte vendin e saj brenda atij bashkimi paqësor, të lulëzonte ekonomikisht përkrah fqinjëve tanë dhe të shëronte lëndimin e konfliktit të fundit?”-u shpreh Dua Lipa.