Vendosni fjalën kyçe....

Bylykbashi: Verifikimi i firmave do bëhet në Kuvend


Deputeti i PD Oerd Bylykbashi, në një intervistë në Syri Tv, foli për deklaratat e Bashës dhe atë që duhet të ndodhë në Partinë Demokratike.

Bylykbashi tha se duhet që të verifikohen të gjitha firmat e delegatëve dhe nëse ata janë në rregull e kanë firmosur mbi një e katërta e të gjithë delegatëve, atëherë duhet të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së.

Bylykbashi theksoi se Kuvendi Kombëtar i PD-së është institucioni më i lartë i PD-së dhe se ata që duhet të vendosin janë demokratët.

“Nuk komentoj deklaratat e Bashës. Këtë herë Kuvendi po vetëmblidhet. Komisioni duhet që të verifikojë delegatët. Nëse verifikimi dikur nuk kuptohej, këtë herë do të jetë procedurë që do të bëhet transparente. Duhet të jemi të hapur dhe ka edhe burokraci në PD aktuale. Ne kemi në PD një Sekretariat që nuk është zgjedhur.

Duhet që të verifikohen të gjitha firmat e delegatëve. Verifikimi do të ndodhë në Kuvend, siç ka ndodhur edhe më parë. Do verifikohen nëse një e katërta e delegatëve kanë firmosur, pasi shihet nëse gjysma e delegatëve janë prezent, mblidhet Kuvendi dhe bëhet analizë.

Unë shpjegova procedurën që duhet ndjekur.

Sa i përket termave të përdorura, mendoj se ndonjëherë kalojnë limitet. Më e mira është të mblidhemi në Kuvend dhe të synojmë rrëzimin e Ramës. Duhet të bëjmë debatin në Kuvend dhe ta bëjmë edhe përmes votimit. Kuvendi Kombëtar është një ngjarje e jashtëzakonshme, sepse është organi suprem i partisë. Vota e demokratëve duhet të vendosë. Sovraniteti vjen vetëm nga anëtarësia e në këtë rast nga ajo e PD-së”- u shpreh Bylykbashi.