Vendosni fjalën kyçe....

Basha takim me qytetarët e biznesin e vogël në Tiranë: Bashkë do e bëjmë Shqipërinë vend të jetueshëm


Kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar sot takime me banorë e sipërmarrës në njësinë 4 në Tiranë.

Gjatë takimit me qytetarët Basha theksoi se ata i kanë shprehur shqetësimin për gjendjen e vështirë ku ndodhet.

Kryedemokrati thekson se qytetarët e Tiranës dhe gjithë vendit meritojnë një qeveri që të të kujdeset për ta dhe familjet e tyre, gjë që do e ofrojë qeverisja e PD-së.

“Gjatë takimeve në Njësinë Nr. 4 në Tiranë me banorë dhe sipërmarrës të vegjël ndamë shqetësimin për vështirësitë e mëdha me të cilat përballet biznesi i zonës. Ulja dramatike e fuqisë blerëse që ka gjunjëzuar tregtarët dhe rritur çmimet, pagesat e larta të faturave për energjinë dhe ujin si dhe mungesa e ndihmës nga qeveria po e rrënojnë dhe këtu si kudo në Shqipëri biznesin e vogël. Qytetarët e Tiranës dhe të të gjithë Shqipërisë meritojnë një Qeveri që kujdeset për ta dhe familjet e tyre. PD do t’i ofrojë shqiptarëve një qeverisje normale për vendin, të aftë të rimëkëmbë ekonominë dhe të ulë papunësinë. Bashkë do t’ia dalim ta bëjmë Shqipërinë një vend të jetueshëm për të gjithë.” – shkruan Basha në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *