Vendosni fjalën kyçe....

Pas denoncimit për Dakon, shkarkohet nga detyra nënkryetari i Bashkisë së Durrësit, Arbër Braho


Shkarkohet nga detyra nënkryetari i Bashkisë së Durrësit, Arbër Braho. Vendimi është marrë ditën e djeshme nga kryetarja e bashkisë, Emirjana Sako.

Ky vendim erdhi vetëm një ditë, pas deklaratave të Brahos kundër ish-kryebashkiakut Vangjush Dako si dhe akuzave ndaj kryetares aktuale të bashkisë, Emirjana Sako.

Arbër Braho, i cili është djali i ish-deputetit të PS-së, Spartak Braho, e akuzoi Sakon për vjedhje fondesh, ndërsa shtonte fondet e bashkisë ende administrohen nga ish-kryetari Dako. 

Në një lidhje telefonike me gazetaren Sonila Meço, nënkryetari i Bashkisë së Durrësit, Arbër Braho, shprehej se ky institucion në letra ka një kryetare, por në realitet në drejtimin e bashkisë është Vangjush Dako pasi ai i administron të gjitha paratë e këtij institucioni./Hashtag.al