Vendosni fjalën kyçe....

KLSH kallëzon në Gjykatë Drejtorin e AKU-së, nuk mori masa për inspektimin dhe tërheqjen nga tregu të akulloreve me oksid etileni


Kontrolli i Lartë i Shtetit ka depozituar në Gjykatën e Shkallës së Parë kallëzimin penal për Drejtorin e AKU-së Bledar Skënderi pasi nga auditimi rezultoi se nuk ka marrë masa për heqjen nga tregu të akulloreve të importit me përmbajtje të oskidit të etilenit.

KLSH e ka kallëzuar për “shpërdorim detyre” Skënderit pasi na auditimi ka rezultuar se ka pasur mosveprime të cilat janë në kundërshtim me ligjin dhe aktet nënligjore që rregullojnë funksionimin e AKU-së.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, duke marrë shkas nga problematika e trajtuar në disa media, për t’iu përgjigjur ndjeshmërisë së publikut dhe informimit të tij për çështjet që lidhen me garantimin e sigurisë ushqimore, ushtroi jashtë  programit vjetor të miratuar, auditimin tematik në Drejtorinë e Përgjithshme të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit me objekt: ”Mbi procedurën e ndjekur nga DPAKU nga marrja e njoftimit nëpërmjet sistemit RASFF (sistemi i njoftimit të shpejtë për ushqimin e popullatës dhe ushqimin për kafshë) për përdorimin e paautorizuar të substancës “oksid etileni” në prodhimin e produktit ”Akullore” (importuar dhe tregtuar në tregun shqiptar), deri në inspektimin, bllokimin, tërheqjen nga tregu dhe asgjësimin e saj”.

Nga auditimi i ushtruar, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar mosveprime të Drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, të cilat janë në kundërshtim flagrant me ligjin dhe aktet nënligjore që rregullojnë veprimtarinë e institucionit të drejtuar prej tij. Për mosveprimet e Drejtorit të DPAKU, KLSH ka depozituar kallëzimin penal në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal”-thuhet në njoftim.