Vendosni fjalën kyçe....

Rama ka një fjalë për ata që qeshin me satelitët: Do përdoren nga Policia e Shtetit, për të zbuluar krimet mjedisore


Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur kritikëve lidhur me satelitët, duke konsideruar se do të jenë një ndihmë e madhe për Policinë e Shtetit. E mbi të gjitha për të zbuluar krimet mjedisore.

 “Projekti i satelitëve është një projekt tjetër, ju keni dëgjuar dhe keni parë shumë gallat dhe humor nuk është keq që njerëzit të qeshin sepse e qeshura shëndet të bëhet, por me satelitin që do të hedhim të parin në muajin mars do të kemi në dispozicion të institucioneve shtetërore të dhëna në kohë reale përditë dhe Policia e Shtetit do të ketë përditë në dispozicion të dhëna për ndërtime pa leje dhe nuk do të jetë më e varur në se sa mirë e bëjnë punën në terren punonjësit e policisë, që për fat të keq i kanë sytë hapur për një familje në fshat dhe i mbajnë të mbyllur kur u hidhet zhavorr plazheve të Shqipërisë për të ngritur bankina apo u hidhet beton ndërkohë që gjithçka do të kalojë tashmë te një sy tjetër që nuk ka kushërinj, nuk ka miq nuk ka parti, por ka vetëm mbledhje dhe kalim të dhënash në duart e autoriteteve.

Po ashtu, Policia nga satelitët do të kenë të dhëna në kohë reale, për atë që është një luftë e përbashkët: ndotjen e mjedisit, vendgrumbullimet e paligjshme të plehrave, që krijojnë sasira plehrash që janë krime mjedisore dhe polici i shtetit është përgjegjës që në territorin ku ai vepron t’i identifikojë jo vetëm vendndodhjen për edhe përgjegjësit e këtyre krimeve.”– deklaroi Rama.