Vendosni fjalën kyçe....

Kokalari nxjerr emailin: Pranimi i Pompeos për të bërë foto nuk lidhet me mbështetjen për ndonjë lider apo grup politik


Evi Kokalari ka publikuar emailin e Shefit të Kabinetit të ish-Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo lidhur me vizitën e tij në Shqipëri dhe foton me Enkelejd Alibeajn dhe disa deputetë të Grupit Parlamentar të PD-së.

Në kthim-përgjigjen e kthyer nga Shefi i Kabinetit, Jim Richardson thuhet se pranimi për të bërë foto nuk barazohet me mbështetjen për ndonjë lider apo grup politik.

Sekretari Pompeo bëri një seri fotosh me të gjithë në sallë gjatë nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit. Pranimi i tij për një fotografi nuk barazohet me miratimin ose mbështetjen për ndonjë lider apo grup politik. Ai u tregua i sjellshëm gjatë kësaj ngjarje të rëndësishme”-thuhet në përgjigje.