Vendosni fjalën kyçe....

Sot Kuvend, shtyhet për seancën e radhës ngritja e Komisionit të Reformës Zgjedhore


Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike, Alfred Rushaj, ka propozuar sot që të shtyhet për në seancën tjetër plenare ngritja e Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore.

“Propozoj ta heqim nga rendi i ditës ngritjen e komisionit të posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore, dhe ta kalojmë në seancën tjetër.”- tha Rushaj, kërkesë e cila më pas u miratua nga Kuvendi, që e shtyu ngritjen e këtij Komisioni.

Kjo shtyrje vjen pas mosdakordësive mes PD-së dhe PS-së në disa pika. Partia Demokratike kërkon që Komisioni i Reformës Zgjedhore të përfshijë edhe Ndryshimet Kushtetuese, ndërsa Partia Socialiste kërkon që komisioni të ketë objekt pune vetëm Kodin Zgjedhor dhe rekomandimet e ODIHR-it.

Sjellim ndërmend se kërkesa për ngritjen e këtij Komisioni u bë më 27 tetor nga 10 deputetë të Partisë Demokratike.