Vendosni fjalën kyçe....

U kërkove shpjegime kongresmenëve amerikanë për shpalljen ‘non grata’ të Berishës? Basha: Nuk bëhem avokat personal i askujt


Në daljen për mediet pas takimit me kongresmenët amerikanë, kryedemokrati Lulzim Basha është pyetur nga gazetarët nëse u ka kërkuar informacione atyre mbi shpalljen “non-grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në përgjigjen e tij Basha theksoi se PD nuk do të jetë avokate mbrojtëse e interesave personale të askujt, duke shtuar se prioritetet e saj janë ndarja nga e shkuara.

“Prania kaq e lartë e anëtarëve të senatit, ishte një mundësi e jashtë zakonshme për të folur për prioritetet politike, e një nga këto është ndarja nga e shkuara, nga korrupsioni endemik i shqiptarëve.

Në këtë kuadër, pa pikë diskutimi që detyra ime si kryetar i PD ishte që aspiratat e demokratëve për t’i prirë një ndryshimi themelor të politikës dhe Shqipërisë t’i jepja zë prioriteteve që ju shpjegova më parë. PD dhe unë s’mund të bëhemi avokatë personal të askujt, por do të jemi avokatë të halleve të përditshme të shqiptarëve. Na u siguria që do të kemi mbështetje absolute nga SHBA dhe kongresi.”- u shpreh Basha.