Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Edhe 49 respiratorë të rinj, përveç atyre 5 te spitali ‘Shefqet Ndroqi’


Kryeministri Edi Rama thotë se pritet të vijnë dhe 49 respiratorë të rinj në Shqipëri, përveç atyre 5 që erdhën ditën e djeshme
Në një postim në Facebook, Rama thekson se 5 respiratorët janë pjesë e financimit të qeverisë shqiptare prej 54 respiratorësh të rinj që do të ndihmojnë në përballjen me COVID-19.

“5 respiratorët e tjerë, të mbërritur në spitalin universitar “shefqet ndroqi”, pjesë e financimit të qeverisë shqiptare prej 54 respiratorësh të rinj, që do të forcojnë rezervën e kapaciteteve tona për terapinë intensive në përballjen me covid-19. #forca ekipit”, shkruan Rama.

Deri tani numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 277, ndërsa ai i viktimave 16.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *