Vendosni fjalën kyçe....

Trump i jep Grenellit i çmimin “Game Changer”: Je i guximshëm, ndjej se mund të bashkëpunojmë sërish


Në një mbrëmje gala të zhvilluar nga “Log Cabin Republicans” organizata më e madhe që përfaqëson grupimin konservator LGBT ku ishte i pranishëm edhe ish-Presidenti Donald Trump, ish-të dërguarit special për dialogun Prishtinë-Beograd, Richard Grenell iu akordua çmimi “Ndryshuesi i Lojës” (Game Changer).

Në fjalën e tij, Trump e quajti Grenellin guximtar dhe e falënderoi për bashkëpunimin duke shtuar se ndjen që mund të bashkëpunojnë sërish.

“Rich (Richard Grenell) ishte vërtet një person i guximshëm. Melania (Zonja e parë Melania Trump) kishte përmenduar fjalën guxim. Rich ka guxim të madh. Disa njerëz nuk e kishin atë guxim. Mendova se do ta kishin por jo. Ata u ‘mbytën’. Disa u mbytën si qen dhe disa të tjerë nuk duhej të ishin aty në fillim. Dhe pastaj Rich, kishim edhe disa njerëz të mrekullueshëm. 

Por Rich kishte guxim të jashtëzakonshëm. Ai shkoi atje dhe ‘pastroi shtëpinë’, Jeanine e tha më mirë se çdokush mund ta thoshte, ajo e kupton atë më mirë se shumica, por ai hyri dhe ‘pastroi shtëpinë’ dhe unë isha shumë krenar për të, dhe ishe një gjë e bukur, e mrekullueshme për të parë.

Ne jemi me ju gjatë gjithë rrugës, ne kemi qenë me ju që në fillim. Nuk ka pasur zëdhënës më të mirë, jo vetëm për njerëzit në këtë sallë, por njerëzit në vendin tonë. Kështu që, Rihc, dua vetëm të të përgëzoj, je një njeri i veçantë si dhe i fortë fizikisht dhe psikologjikisht. Dhe ishte një nder të punoja me ju dhe kam një ndjenjë se do ta bëjmë përsëri”- tha Trump.

E pranishme në këtë ngjarje ka qenë edhe Evi Kokalari e cila ka shpërndarë edhe videon në rrjetet sociale nga fjala e Trump.