Vendosni fjalën kyçe....

Kryetarja e FRPD-së Dega 8 pyet Berishën: Përse na shtyni drejt një fryme anti-amerikane


Kryetarja e Forumit Rinor të PD-së Dega 8 në Tiranë Aida Qoqja, në mungesë të vëmendjes për t’i dhënë fjalën në “foltoren” e organizuar ditën e sotme në kryeqytet ka bërë në rrjetet sociale disa pyetje për Sali Berishën.

Qoqja pyet Berishën pse po shtyn të rinjtë drejt një fryme anti-amerikane apo pse po akuzon Bashën në këto momente pas shpalljes non-grata.

Postimi i plotë:

Si kryetare e forumit rinor të të PD Dega 8 Tirane, me synimin per ti drejtuar disa pyetje Dr. Berishës, sot shkova ta bëj këtë në “foltoren” e organizuar me te rinjtë në orën 12:00. tek amfiteatri.

Duhet theksuar se dega qe unë drejtoj është e vetmja ne Tirane qe arriti te fitonte ne zgjedhjet e 25 Prillit .

Dhe për këtë i detyrohem te rinjve qe më besuan dhe i përulem strukturave për mbështetjen .

Jam rritur mitingjeve te Sali Berishës dhe admiroja figurën e tij politike.

Duke qene objektive kundrejt situatës aktuale ne PD dhe se përfaqësoj një grup te rinjsh , e ndjeva detyrim te isha pjese dhe te dëgjoja arsyet e krijimit te kësaj lëvizje.

Megjithëse për sa më siper, organizatoret e FRPD kanë dijeni të plotë, duhet ta shpreh me keqardhje që pavarësisht kerkeses time te vazhdueshme për ta marrë mikrofonin dhe për ti drejtuar pyetjet u ndesha me mungesen e vemendjes dhe shmangien nga ana e organizatoreve për dhenien e mundesise së shprehjes.

Rinia eshte faktori vendimtar, mbeshtetes per demokracine ne PD , individe te vecante nuk mund ta pengojne ate te shprehi mendimet e lira haptazi!

Ne te rinjtë e këtij vendi nuk mund te mbetemi peng i inateve personale te liderëve, qofshin edhe historik.

Andaj kisha disa pyetje për zotin Berisha te cilat nuk arrita t’ia drejtoja .

Pse doktori e thirri “foltoren” pikërisht pas pezullimit te tij nga grupi parlamentar?

Fill pas kësaj filloi te akuzonte zotin Basha si peng të Rames ?!

Nëse PD i paska patur këto probleme me pare, pse z. Berisha nuk e beri me pare këtë lëvizje?

Nëse PD-ja na qënka kaq e shenjte për të,

Përse na shtynë drejt një fryme anti amerikane ?

Shpallja e tij “non grata” është bere nga sekretari jashtëm i SHBA -ve

Jo nga Basha e as nga ndonjë individ tjetër PD.

A nuk do te ishte me e drejte te përballej për te drejtën e tij duke mos e ngatërruar PD dhe te krijonte përçarje, pasi ne kemi nevojë me shume se kurrë për te qene bashke ?

A nuk do te ishte me e hijshme dhe fisnike që ne të vazhdojmë ta admirojmë si lider qe sakrifikon interesat e tij personale për PD?