Vendosni fjalën kyçe....

Rama thumbon opozitën e aleatët e saj nga Vlora: Leskoja i PD-së i alkoolizuar, sekseri i Çamërisë e Greqisë zgjodhën Tiranën


Kryeministri Rama ka thënë nga Vlora se në zgjedhjet e 25 prillit synon të marrë në këtë qark 9 deputetë.

Ai e bëri deklaratën gjatë një takimi me kandidatët e PS-së në këtë qark, ku mungonin Alket Hyseni e kryebashkiaku Leli që e kishte kundërshtuar më herët ofertën për të qenë pjesë e listës.

Gjatë fjalës së tij ai nuk ka ngurruar të thumbojë opozitën jashtëparlamentare dhe aleatët e saj duke mos ndryshuar as etiketimet e përdorura ndaj tyre.

“Ne në skuadrën tonë kemi një përfaqësues të drejt të komunitetit çam. Jo vetëm që e kemi në listë, por në numrin e objektivit maksimal. Qoftë sekseri i Çamërisë dhe Greqisë, kanë vajtur të dy bashkë në qarkun e Tiranës. E kam thënë dhe më parë, si mundet që t’i ofrohet Vlorës Leskoja si komandant, një njeri i njësuar plotësisht me alkoolin, degradimin dhe shpërfytyrimin e personit publik. Një njeri që zhvillonte mundje të lira nëpër lokale lart e poshtë nëpër Shqipëri. Është vetëm një fosile nga muzeu i fosileve që ka prezantuar PD. Si t’i thuash Vlorës voto për një njeri që nuk banon fare në Vlorë.” – tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *