Vendosni fjalën kyçe....

Spiropali: Vendimi i GJK, dëshmoi se demokracia nuk çmontohet për interesa të partive


Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.

Spiropali shkruan se vendimi dëshmoi se demokracia nuk çmontohet për interesa të partive dhe nuk është plaçkë që jepet në duar të atyre që përdorin institucionet për interesa politike dhe private.

Gjykata Kushtetuese certifikoi Zgjedhjet Vendore të 30 qershorit 2019.

Një vendim që dëshmon se demokracia nuk çmontohet dot për interesa të partive, as nuk është plaçkë që i jepet në duar atyre që institucionet i përdorin për interesa politike dhe private pa asnjë lidhje me të mirën e përbashkët.

Zgjedhjet e 30 qershorit garantuan sovranitetin e popullit dhe siguruan ligjshmërinë e institucioneve.

Parimi i periodicitetit, ndarjes dhe balancimit të pushteteve, zgjedhjeve të lira, parlamentarizmi, si struktura të forta në themelin e një shoqërie të lirë, nuk u tjetërsuan, kjo falë edhe forcës që demostroi shembulli i qytetarisë nga Veriu në Jug duke zgjedhur të parën Shqipërinë”-shkruan Spiropali.