Vendosni fjalën kyçe....

Rama akuza Bullgarisë nga Brukseli: Ka marrë peng dy vende, 26 anëtarët e BE-së rrinë e shohin impotentë. Ballkani i Hapur përgjigjja e duhur


Kryeministri Rama e ka quajtur turp bllokimin që Bullgaria po i bën Maqedonisë së Veriut e Shqipërisë për sa i përket çeljes së negociatave duke thënë se Sofja ka marrë peng jo vetëm dy vendet po edhe BE-në.

I pyetur nga gazetarët brenda selisë së BE-së në Bruksel, ai tha se Shqipëria ka qenë e përgatitur për këto pengesa dhe se po i bën reformat për qytetarët e saj e jo sepse i kërkon Brukseli.

Po kështu Rama ka mbrojtur Ballkanin e Hapur duke thënë se është rruga e duhur.

“Është turp që një vend i NATO-s merr peng dy vende të tjera, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dfhe bllokon rrugën e tyre drejt BE-së. Ndërkohë që në oborrin e pasëm të BE-së ka luftë dhe 26 vendet e tjera rrinë shohin të pafuqishëm. Nuk kemi shumë shpresa megjithatë jemi këtu. Kemi qenë të përgatitur që në fillim pasi e dinim se do kishe një Bullgari këtu, një Bullgari atje gjatë rrugës dhe po përpiqemi ta bëjmë Europën në vendin tonë. Ballkani i hapur është përgjigjja e duhur teksa rruga drejt integrimit ka pengesat e veta. Ballkani i Hapur është i hapur për këdo.  Në jemi në vendin e parë dhe secili duhet të ngasë makinën e vet në këtë rrugë. Ne po bëjmë punën tonë. Po e bëjmë jo se na e kërkon Brukseli po sepse na e kërkojnë qytetarët e fëmijët tanë.” – tha Rama.