Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Kodrës së Priftit në protestë: ARrSh-ja ka bërë projekt me dron, duam takim me qeverinë për Unazën e Madhe


Banorët e zonës së Kodrës së Priftit kanë dalë në protestë ditën e sotme ku kanë kundërshtuar sërish projektin e ri ku do kalojë Unaza e Madhe Lindore e Tiranës.

Ata kanë kërkuar takim me ARrSh-në dhe qeverinë për të parë terrenin se si ka ndryshuar projekti që sipas të cilit preken më shumë shtëpi se nga projekti i mëparshëm.

“Ne presim përgjigje nga qeveria në radhë të parë. Nga ARRSH. Që të vijë. E kemi bërë të qartë që të vijnë të shikojnë terrenin. Kanë bërë një projekt duke e parë terrenin me dron. Nuk kanë ardhur ta shkelin me këmbë.

Ne do mundohemi që zëri jonë të dëgjohet. Kemi bërë padi për këtë punë. Do shkojmë sërish te bashkia. Kaq presim ne. Unë i bëj thirrje kryeministrit të zgjedhin skuadër pushkatimi të vijnë këtu një ditë para shembjes të na pushkatojë të gjithëve me burra me gra dhe me fëmijë. Që unë mos ta shoh fëmijën time kur të prishet”, shprehet një banor.