Vendosni fjalën kyçe....

LSI nis konsultimin me grupet e interesit për projektbuxhetin 2022, Kryemadhi: Do ofrojmë propozimet tona në Kuvend


Lëvizja Socialiste për Integrim duket se është rikthyer më në fund politikës aktive pas një heshtje që prej zgjedhjeve të 25 prillit.

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zbuluar se kjo forcë aktualisht ka nisur analizën dhe konsultimet me grupet e interesit për projektbuxhetin e vitit 2022.

Pas këtij procesi LSI-ja do dalë me propozimet e saj në Kuvend.

Komisioni i Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale në LSI, ka nisur analizën dhe konsultimet me grupet e interesit, në lidhje me projektbuxhetin e shtetit për vitin 2022. Qytetarët tanë gjenden mes vështirësive ekonomike, të thelluara edhe prej kostove shumë të larta të përballimit të pandemisë. Në përfundim të këtij procesi, do të ofrojmë propozimet tona ligjore në Kuvend, me shpresën për mbështetje sa më të gjerë nga aktorët e tjerë politikë, që buxheti i shtetit në vitin që vjen, të realizojë një shërbim shëndetësor cilësor dhe të përballueshëm për qytetarët dhe të dedikojë mbështetje reale ndaj stafit mjekësor në punën e tyre”-shkruan Kryemadhi.