Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi: Kam derdhur djersë për mandatin por ky është moment historik për të rrëzuar Veliajn


Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në një intervistë për emisionin “Log” ka folur për shpalljen e kandidaturës në primaret e PD-së për Bashkinë e Tiranës.

Këlliçi tha se shpallja e kandidaturës së tij nuk ka të bëjë me marrëveshjen mes PD-së dhe Partisë së Lirisë të drejtuar nga Ilir Meta.

Nuk ka lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes. Unë kërkova paradite që të shpallja kandidaturë. Për mos i paraprirë marrëveshjes, kam pritur me deklaratën gati për ta bërë deri sa mbaroi konferenca. Nuk ka lidhje”-deklaroi deputeti.

Deputeti theksoi se ka padurim nga ana e tij për të rrëzuar Erion Veliajn në Tiranë. Vendimin për të kandiduar në bashkinë e Tiranës, tha se e mori në 10-ditëshin e fundit pas takimeve me demokratët.

“E kam ndarë mendjen dhe çështja e fundit që kam pasur problem është mandati. Unë kam derdhur shumë mund dhe djersë por gjykoj se ky është një moment historik për të rrëzuar një model që është krijuar me Erion Veliajn”-tha Këlliçi.