Vendosni fjalën kyçe....

Rama nxjerr pamjet nga rruga e re e Thethit: Një nevojë e vjetër e përmbushur


Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë mëngjes duke publikuar pamjet nga rruga e re e Thethit.

Në këtë postim, kryeministri shprehet se rruga ka qenë një kërkesë e kahershme e banorëve, por edhe një nevojë e e përmbushur për atë shëmbëlltyre të bukur të turizmit malor.

“MIRËMËNGJES
dhe me rrugën e re të Thethit, një kërkesë e kahershme e banorëve punëtorë, po edhe një nevojë e vjetër tanimë e përmbushur për atë shëmbëlltyre të bukur të turizmit malor, ngritur në vite me mendjen e artë e me duart e palodhura të banorëve të zonës, ju uroj një të diel të qetë.”-
shkruan Rama.