Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas biçikletën në aksin Milot-Mamurras, plagoset rëndë 60-vjeçari


Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Milot-Mamurras, në vendin e quajtur “Fusha e e Sportit“.

Mësohet se një 34-vjeçar me inicialet V.M., banues në Durrës ka përplasur me makinë një 60-vjeçar i cili po lëvizte me biçikletë.

Ky i fundit ka marrë dëmtime të rënda dhe është dërguar në spitalin e Traumës, në Tiranë.

“Në aksin rrugor Milot-Mamurras, në vendin e quajtur ‘Fusha e e Sportit’ automjeti me drejtues shtetasin V.M., 34 vjeç, banues në Durrës është përplasur me biçiklistin shtetasin D.K., 60 vjeç, banues në Laç, ku si pasojë ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë.”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.