Vendosni fjalën kyçe....

Kurti: 30 javë nga sulmi në Banjskë dhe nuk ka asnjë akuzë ndaj Radoiçiçit


Lëvizja Vetëvendosje sot ka mbajtur mbledhjen e radhës së Këshillit të Përgjithshëm të saj.

Kryetari i LVV-së njëherësh kryeministri Albin Kurt tha se as pas 30 javësh prej sulmit terrorist në Banjskë nuk ka aktakuzë ndaj organizatorit Milan Radoiçiq.

“Sot po hyjmë në javën e 30-të prej sulmit në Banjskë nga kryekrimineli Milan Radojiçiç, por ende nuk ka aktakuzë nga Prokuroria e Shtetit për sulmin terrorist që na vrau rreshterin dhe heroin Afrim Banjaku. Sulm për të cilin ai pranoi publikisht pjesëmarrjen dhe autorësinë. Edhe java e tretë po të ishte pa aktakuzë do të duhej të ishte problem se lere më java e 30-të në të cilën hyjmë sot”, tha ai.

Kurti pati edhe kritika për sistemin e drejtësisë në vend.