Vendosni fjalën kyçe....

Protesta në Melburn kundër vaksinave me detyrim dhe projektligjit të ri pandemik


Një grup i madh demonstruesish u mblodhën rreth parlamentit të shtetit në Victoria, Australi për të kërkuar përfundimin e një urdhrit për vaksinimin e detyruar kundër Covid-19 dhe për të protestuar kundër një projekt-ligji pandemik që do t’u jepte autorizime drakoniane zyrtarëve.

Fotot dhe videot që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë një turmë të madhe jashtë Shtëpisë së Parlamentit në Melburn, kryeqytetin e shtetit.

Aktivistët bënin thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Daniel Andrews.

Aktivistët gjithashtu mbajtën fjalime në pika të ndryshme, duke denoncuar imponimin e vaksinës për “punëtorët thelbësorë” që hyri në fuqi në Victoria në fillim të këtij muaji, si dhe një projekt-ligj të propozuar në parlament, që do të amendonte një sërë ligjesh të tjera nëse miratohej, duke futur gjobat më të larta për mosrespektim të urdhrave shëndetësorë dhe madje edhe burgim të mundshëm.

Sipas këtij projektligji, kushdo që zbulohet se ka shkelur qëllimisht një rregull dhe ka vënë një person tjetër në rrezik, mund të përballet me deri në dy vjet burg, ndërsa shkelësit e tjerë të rregullave mund të gjobiten deri në 90,500 dollarë australianë. Bizneset që zbulohen se janë në shkelje përballen me gjoba prej 452,500 dollarë australianë, megjithëse qeveria e shtetit është zotuar të vendosë dënimet maksimale vetëm “rrallë”.

Projektligji i prezantuar në parlament të martën, do të fuqizojë gjithashtu zyrtarët shëndetësorë të Viktorias që të shpallin gjendje të reja të jashtëzakonshme dhe të rivendosin bllokime dhe kufizime të tjera pandemike, duke shkaktuar zemërim tek banorët e lodhur nga bllokimi.