Vendosni fjalën kyçe....

I kapet lokali hapur pas orës policore, gjobitet me 1 milion lekë pronari në Durrës


Pronari i një lokali është gjobitur me 10 milionë lekë të vjetra në Durrës.

Sipas policisë ai është kapur në flagrancë pasi e mbante lokalin hapur edhe pas orës policore.

Njoftimi

“DVP Durrës

Ushtronte aktivitetin në subjektin e tij, pas orarit të përcaktuar për mbyllje, ndëshkohet me masë administrative pronari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës vijojnë kontrollet me qëllim garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e subjekteve që vijojnë aktivitetet pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente. Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, shtetasin S. D., pronari i një subjekti që u konstatua duke vijuar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje.”