Vendosni fjalën kyçe....

Këngëtarja shqiptare Ava Max nominohet për çmimin e rëndësishëm në “MTV Music Awards”


Këngëtarja me origjinë shqiptare, Ava Max, do të performojë këtë vit në “MTV Music Awards”. Ajo gjithashtu ka zbuluar edhe një tjetër surprizë. Ava, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Ava Koci është nominuar në “MTV Music Aëards”, në kategorinë Push Best New Artist, “Artisti depërtues i vitit”.


“Kjo është çmenduri”, shkruan ajo pasi ka zbuluar se është nominuar për çmimin e rëndësishëm.

Përveç saj, në “MTV Music Awards” do të këndojnë edhe Big Sean, Camila Cabello, Shawn Mendes, J Baldin, Miley Cyrus, etj.

Kjo ceremoni do të organizohet me 31 gusht dhe do të jetë ndër eventet e pakta që nuk do të anullohet.

“VMA-s 2020” do të kthehen në Barclays Centers në Brooklyn për herë të parë që nga viti 2013, por nuk do të kufizohen në atë arenë. Spektakli do të realizohet në të pesë bashkitë, duke dhënë shfaqje nga vende të ndryshme ikonike në të gjithë Brooklyn-in, Manhattan, Queens, Bronx dhe Staten Island.

Në këtë ceremoni vihet re mungesa e artisteve të tjera shqiptare si Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Rita Ora, por ende nuk janë publikuar nominimet për të gjitha kategoritë.

Lista e të nominuarve në kategorinë “Artisti depërtues i vitit”:

Aj Mitchell
Arizona Zervas
Ava Max
Benee
Brockhampton
Conan Gray
Doja Cat
Finneas
Jack Harloë
Kiana Lede
Leëis Capaldi
Lil Tecca
Pop Smoke
Roddy Ricch
Summer Walker
Tate Mcrae
Youngblud.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *