Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Të punësuarit në Ujësjellësa sa një armatë, drejtorët nuk do të zgjidhen më kështu


Kryeministri Edi Rama u është drejtuar sot me kritika të forta kryebashkiakëve në lidhje me sektorin e ujësjellësit, sektor që e kosndieroi ‘gangrenë’.

Rama mori si shembullin më negativ bashkinë e Vlorës për të cilën tha se ka regjistruar 78.9% humbje në këtë sektor.

“Lapidarë abuzimi. Si mund të vazhdojë kështu kjo histori? Si mund të jenë akoma në punë këta drejtorë ujësjellësish, si mundet që numri i të punësuarve në ujësjellësit e Shqipërisë është sa një armatë e ndonjë shteti që është 10 herë më i madh se Shqipëria. Natyrisht që fjalët të gjitha janë thënë, është koha për të vepruar dhe siç folëm për mbetjet, edhe në këtë drejtim qeveria nuk do rri në pozitën e financuesit, por do përfshihet aktivisht në këto shërbime. Nuk do lejojmë më që paratë e popullit shqiptarë të abuzohen në këtë farë feje nga keqqeverisja ekstreme e këtij sektori dhe vijimësia e inercisë së shpërdorimit të të ardhurave, e para duke paguar si punonjës ujësjellësish njerëz që nuk kanë lidhje fare me profilin, deri njerëz që nuk janë fare në Shqipëri dhe rezultojnë në librin e pagave të ndërmarrjeve prej vitesh. Nga ana tjetër, duek patur këtë lloj formacioni, kjo përkthehet në mosprerje të shërbimit për debitor dhe në rezultate të paimagjinueshme arkëtimi, siç është kampione bashkia Kavajë, 31% arkëtim. Ndërkohë që ka edhe këtu diferenca, por dhe më të mirët janë në pozitë shumë të disfaorshme. Është problem administrimi. Sëmundje kronike e shumë viteve, por ne nuk mundet më ta pranojmë dhe të mos ndërhymë. Abuzimin më të madh e bëjnë bizneset, hotelet, jo familjet. Abuzimin e bëjnë ata që kanë më shumë, jo ata më pak se nuk i vjen ujësjellësve e keqja nga familjet në nevojë.”– u shpreh Rama.

Po ashtu, ai theksoi se drejtuesit e ujësjellësit në të gjithë vendin nuk do të zgjidhen më në të njëjtën mënyrë siç janë zgjedhur deri më tani.

“Do ndërtojmë një proces ndërveprimi me partnerët dhe me ju, me kryetarët e bashkive për të riorganizuar të gjithë sistemin, për atë që nuk do të dojë të kuptojë.  Nuk mungojnë as pagat, as sigurimet e punonjësve. Është pasqyra më dëshpëruese e papërgjegjshmërisë. As Korça dhe Pogradeci janë një stad tjetër, nuk i paguajnë dot kreditë. Duam të ndalojmë këtë papërgjegjshmëri. Ju e dini vetë se çfarë bëni por përgjegjësia duhet të jetë e drejtpërdrejtë, që nga drejtuesit te kushdo që ka përgjegjësi administrimi. Rekrutimet për drejtuesit nuk do të bëhen më siç janë bërë deri më tani, nuk do ta lejojmë ne dhe do të kërkojmë edhe ndihmën e partnerëve tanë. Për të bërë një rekrutim serioz për ndërmarrjet. Nuk janë mall i huaj që t’i biesh me top. Njerëz që nuk shkojnë fare në punë apo njerëz që shkojnë dhe bëjnë dëme.”- deklaroi kryeministri.